Napoli “mbërrin” Championsin, Mertens krah për krah me Maradonën

Napoli është thuajse i kualifikuar për në Champions sezonin e ardhshëm, pas fitores arritur në fushën e Frozinones në Serinë A. Skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti triumfoi 2-0, dhe u ngjit në kuotën e 70 pikëve, shumë larg vendit të katërt. Autorët e golave për napolitanët ishin Mertens në pjesën e parë, dhe Junes pas pushimit. Me rrjetën e shënuar në minutën e 19-të, Mertens arriti në kuotën e 81 golave në Serinë A për Napolin, duke u barazuar me një legjendë si Diego Armando Maradona.

“Është një nder i madh që kam diçka të përbashkët me lojtarin numër 1 të botës, simboli i Napolit dhe i napolitanëve”, – shkruajti belgu në Instagram, duke postuar edhe një fotomontazh ku ai ishte mbi shpinën e Maradonës (në foto).

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, këtë herë nuk luajti asnjë minutë, duke u mbajtur në stol nga trajneri Ançeloti, ndërsa e ardhmja e tij tek Napoli mbetet e paqartë. Shkodrani ka oferta nga klube të tjera në Itali dhe në Angli, dhe pritet të bëjë zgjëedhjen e tij në verë.

Sfidanti.al