Trajneri i përfaqësueses së Brazilit, Tite, vuri në dukje se ai shpreson se sulmuesi i PSZH-së, Nejmar, do të jetë në formë të mirë, kur të fillojë Kopa Amerika në qershor. Në fakt, Nejmari, për herë të parë mbas kaq kohësh, doli në stërvitje mbas dëmtimit të këmbës në ndeshjen kundër Strasburgut më 19 janar.
Futbollisti brazilian nuk iu nënshtrua ndonjë operacioni, por u kurua sipas një plani special, dukë qëndruar jashtë fushës tre muaj.
“Nejmari tanimë ëshë kthyer në fushë e ka filluar ushtrimet dhe unë shpresoj se ai shpejt do ta marrë veten e formën e tij të mirë. Ky është një proces normal. Deri te fillimi i Kopës Amerika ka ende disa muaj dhe ai ka kohë që ta marrë veten mirë dhe te arrijë nivelin e lartë teknik”, tha Tite, të cilit i referohet gazeta “Globo Esporte”.
Gjatë këtij sezoni, Nejmari arriti të luante në 13 ndeshje të Ligës së 1-rë franceze, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë pasime për shtatë gola.
Sfidanti.al