Tanimë është gati e sigurt se futbollist belg i Çelsit, Eden Hazar, në fund të këtij sezoni do të transferohet te Reali i Madridit, duke qenë se ai refuzoi ta vazhdonte kontratën me klubin e “Stemford Brixhit”. Dihet se Reali ka kohë që interesohet për Hazarin, ndërkohë që edhe vetë ai nuk e ka fshehur asnjëherë se e ka ëndërr të luajë me Realin.
Gazeta e mirinformuar spanjolle, “Marka”, shkruan se bisedimet përkatëse ndodhen në një fazë të avancuar dhe se shumë shpejt do të bëhet edhe zyrtarizimi i transferimit të Hazarit në klubin “mbretëror”. Sipas gazetës, trajneri i Realit, Zinedin Zidane, ko kontaktuar personalisht në telefon me Hazarin, duke e bindur këtë të fundit që ai të vijë në “Santiago Bernabe”.
Mediumet angleze, ndërkohë, shkruajnë se Reali i ka ofruar Hazarit kushte të jashtëzakonshme. “Daily Mail” vë në dukje se Azari do të marrë te Reali 400 000 sterlina në javë, ndërkohë që klubi “mbretëror” është gati të kënaqë edhe “oreksin” e Çelsit që kërkon për futbollistin belg 100 milionë euro.
Sfidanti.al