Kovaçi dhe presidenti Hënes çojnë duart lart..Hames Rodrigez s’vlen 42 milion!

Ka shumë mundësi që ditët e Hames Rodrigezit te Bajerni janë të numëruara. Siç dihet, ky futbollist kolumbian erdhi në Mynih i huazuar nga Reali i Madridit, por klubi bavarez, megjithëse e ka mundësinë, nuk do që ta blejë kontratën e këtij mesfushori, pasi ai nuk po luan ashtu sikurse pritej.
Media gjermane dhe spanjolle shkruajnë se trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, e ka marrë tanimë vendimin përfundimtar që të mos ta blejë kontratën e Rodrigezit nga Reali mbasi të mbarojë në fund të këtij sezoni huazimi dyvjeçar i tij.
“Ne nuk do të paguajmë 42 milionë për një futbollist që ne nuk e kemi në plan të parë”, vuri në dukje nga ana e tij edhe presidenti i Bajernit, Uli Hënes.
Sfidanti.al