Messi zgjat duart drejt Topit të Artë; argjentinasi superfavorit

Topi i Artë? Për 2019 është i Lionel Messit. në fakt arrgjentinasi e ka marrë rrugën drejt trofeut më të rëndësishëm dhe më të lakmuar individual nga futbollistët që për të do të ishte i 6 duke lënë pas rivalin e tij Kristiano Ronaldo.
Sezoni deri tani po shkon për mrekulli përsa u përket objektivave personalë të Lionel Messit që si synim kryesor ka të festojë fitoren e Ligës së kampioneve për të pestën herë dhe për të barazuar pikërisht Kristiano Ronaldon

Tashmë argjentinasi është superfavoriti për të fituar Topin e Artë duke parë edhe largimin nga skena evropiane të yjeve të tjerë. Dhe e gjithë kjo është falë kualifikimit të Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, ku Messi la një gjurmë shumë të fortë teksa shënoi 2 herë në portën e Mancester Junajtid në cerekfinale. Për këtë edicion, 31 vjecari është shënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve me 10 gol, ndërkohë që në total ai ka 110 gola të shënuar në këtë kompeticion. Sigurisht është disi larg nga kuota e 126 golave të Ronaldos, por Messi ka të paktën 2 ndeshje në dispozicion për të shtuar shifrat e tij përsa u përket finalizimeve.

Duke parë atë që po bën Barcelona këtë sezon, Topi i 6 i Artë për Messin është shumë pranë, dicka që rindez sfidën me Ronaldon në këtë pikë, pas ndërprerjes së bërë nga Luka Modric.

sfidanti.al