Kurrë ndonjë herë, ndonjë futbollist nuk ishte kthyer në një makth për skuadrat e një shteti të vetëm. Këtë po e bën Lionel Mesi me ekipet nga Anglia, ndaj të cilave ka luajtur vazhdimisht në Champions, dhe ka nisur të shënojë që nga maji i vitit 2009, në finalen e fituar 2-0 ndaj Mançester Junajtidit në Romë. Në 10 vjet, ka realizuar plot 24 herë!
Kaq i madh është numri i rrjetave të gjeniut të Barcelonës, saqë Kristiano Ronaldo ka vetëm gjysmën e tyre, 12, por duke luajtur më pak sfida sesa argjentinasi. Të tjerët janë shumë më prapa, me Tomas Mylerin e Bajernit në kuotën 9, Rivaldon me 8, Edinson Kavanin po me 8, po aq sa Samuel Eto, e me radhë Dumbia, Raul, Benzema, Kluivert, Roben, Xheko, Ibra apo Figo.
“Viktima” e preferuar e numrit 10 është Arsenali, të cilit i ka shënuar 9 herë, ndërsa më pas vjen Mançester Siti me 6 gola të pësuar, Mançester Junajtid me 4, Çelsi me 3 dhe Totenhem Hotspuri me 2. Liverpulit, Mesi nuk ka mundur t’i shënojë, por ndoshta e bën në gjysmëfinale. Për 24 rrjetat, superyllit të katalanasve i janë dashur vetëm 14 ndeshje.
Sfidanti.al