Zidane do t’i donte në ekip Mbapen dhe Pogban, gjithë “mjaltin” e Francës

Nuk është aspak për t’u habitur se trajneri i ri-i vjetër i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka dëshirë të madhe që të ketë në ekip bashkatdhetarët e tij, Kilian Mbape dhe Pol Pogba, por, sidoqoftë, çështja është, nëse e kryesia e klubit “mbretëror” ka gatishmëri që t’ia plotësojë atij këtë dëshirë.
Deri tani, Zizuja nuk ishte shprehur publikisht lidhur me sa më sipër, por tani, kur e pyetën ai tha:
“Kiliani? Ai është një futbollist i shkëlqyer, por ama ai tani luan me PSZH-në. Pogba? Është fantastik dhe mua më pëlqen shumë, ai për mua është mëfushori më i mirë, di se ku dhe kur duhet të sulmojë, kur të kthehet mbrapa, por ama ai luan me Junajtidin. Dhe ndërkohë që t’i sigurosh këta lojtarë, duhen para të mëdha: 100, 150 madje edhe 200 milionë euro që janë para të çmendura, por kjo është situata aktuale”.
Sfidanti.al