Hazar antiprofetik : Barcelona nuk është favorite për Championsin!

Futbollisti belg Eden Hazar e shfrytëzoi angazhimin e tij të fundit me përfaqësuesen belge që të jepte një numër intervistash në median e Belgjikës dhe në njerën prej tyre në “HLN” që zakonisht publikon intervista në formë pyetjesh-përgjigje të shkurtra, ai (Hazari) vuri në dukje disa gjëra që tërhoqën vëmendjen e dashamirësve të futbollit.
Midis të tjerave, Hazari tha se ai kishte pirë cigare, edhe kur ishte futbollist profesionist dhe se është i dhënë shumë mbas hamburgerëve. Por, sidoqoftë, ai shprehu mendimin e vet edhe për tema më serioze, si psh. lidhur me Ligën e Kampioneve (LK) dhe se cili ekipi mund të konsiderohet favorit që ta fitojë atë.
Hazari gjatë këtij sezoni nuk merr pjesë në konkurrimin elitar evropian, kështu që e ndjek atë vetëm si tifoz. Pyetjes, nëse e konsideron ai Barcelonën si favorite kryesore për ta fituar LK-në, ai i dha një përgjigje, duke iu referuar më shumë Kristiano Ronaldos që ka arritur shumë suksese në këtë konkurrim gjatë viteve të fundit:
“Ndoshta, Barça edhe do të mund të arrijë deri te trofeu, por duke qenë se Kristiano Ronaldo po e fiton Ligën e Kampioneve çdo sezon gjatë viteve të fundit, kam mendimin se Barcelona do ta ketë të vështirë”.
Sfidanti.al