Shorti i fazës së 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve ndryshon. është vetë UEFA që ka konfirmuar modifikimet për shortin e kësaj faze që është një rikthim në kohë, pikërisht në 2010. UEFA bën të ditur se në 15 mars në Nion do të hidhet shorti si ai i Botërorëve apo evropianëve. Fituesja e ciftit të parë cerekfinale do të përballet me fituesin e ciftit të dytë.. Ndërsa fituesja e ciftit të tretë do të përballet me atë të ciftit numër 4.
Për finalen që do të luhet në Vanda Metropolitani do të jetë një short për të përcaktuar se cila prej skuadrave do të jetë pritëse. herën e fundit që u përdor ky sistem ka qenë në Ligën e Kampioneve të sezonit 2010/11 e fituar nga Barcelona në finalen e Uemblit ndaj Mancester Junajtid.
Kujtojmë se tashmë janë mësuar 4 ekipet e para cerekfinaliste të Ligës së Kampioneve; Ajaks, Mancester Junajtid,Porto dhe Totenhem. Cerekfinalistet e tjera do të përcaktohen javën e ardhshme nga sfidat Juventus-Atletiko, Mancester Siti-Shalke, Barcelona-Lion dhe Bajern-Liverpul.
Në shortin e 15 marsit nuk do të ketë koka serie dhe mund të ketë përplasje me skuadrave të të njëjtit shtet. pas cerekfinaleve do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve. Ndeshjet cerekfinale të Ligës së Kampioneve do të luhen në 9-10 prill e 16-17 prill. Në 30 prill-1 maj do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale e 7-8 maj sfidat e kthimit. Finalja e madhe e Madridit do të luhet në 1 qershor.
sfidanti.al