Ka shumë raste kur fjala e urtë popullore, “dita duket që në mëngjes” nuk është e vërtetë. Nëse do të kishte qenë kështu, Sër Aleks Fergusoni nuk do të kishte fituar aq shumë, edhe me sherret ndaj Shmajkelit apo Bekamit, as Karlos Bilardo me Maradonën tek Argjentina, e së fundmi, edhe Luis Enrike me Lionel Mesin tek Barcelona.
Në janar 2015, Mesi e nisi në stol ndeshjen e La Ligës në fushën e Sociedadit (humbur 0-1) dhe kjo pasi kishte pasur një përplasje në stërvitje me trajnerin. Një gjaknxehtësi e momentit, për një goditje dënimi të padhënë nga trajneri-arbitër, sjell ngritjen e zërit dhe fjalën që nxjerr fjalën.
“Nuk është se doja të krijohej ai tension, por ja që ndodhi dhe duhej ta menaxhonim, – u shpreh Luis Enrike për “Radio Katalunjën”, – derisa gjithçka u sqarua, tensioni ishte i madh”. Imagjinohet se do të ketë pasur disa ditë “lufte të ftohtë”, por ajo që e shpëtoi situatën ishte fakti se Barcelona ishte kryefjala për Mesin dhe Luis Enriken. Atë sezon, katalanasit fituan “tripletën”, pra La Ligën Kupën e Mbretit dhe Championsin.
Sfidanti.al