Natyrisht, ata që shkruajnë mesazhe të tilla në rrjetet sociale nuk mund të quhen ndryshe veçse simboli i paditurisë. Bundesliga e dytë gjermane është tronditur nga një rast antisemitizmi, ardhur nga një tifoz i Unionit të Berlinit. Nuk dihet saktë se cili është ky tifoz, që shkroi një postim me urrejtje të veçantë ndaj hebrejve pasi lojtari izraelit i Ingolshtatit, Almog Kohen, u nxorr me karton të kuq, në fitoren 2-0 të Unionit.
Klubi i Ingolshtatit kërkoi ndihmë nga Unioni i Berlinit për ta luftuar antisemitizmin, dhe kryeqytetasit ia premtuan këtë gjë. Ata iu drejtuan policisë dhe organet përkatëse po hetojnë për të gjetur njeriun që mbolli urrjetjeje në rrjetet sociale. Edhe pse ende jo në përmasa të mëdha, urrejtja ndaj emigrantëve, sidomos ndaj hebrejve apo myslimanëve, po rritet në Gjermani, edhe pse partitë kryesore si CDU-ja apo SPD-ja, apo edhe Di Linke, e luftojnë. Gjithsesi, është Alternativa për Gjermaninë që po fiton përkrahës dhe që besohet se është partia e dashur për “gjidinë pa shkollë” që, nuk ka faj që është e tillë, por që mbetet e rrezikshme për vetë paditurinë që përfaqëson.
Sfidanti.al