‘Rafa Nadal Academy’ zgjerohet; përurohet qendra e tenisit në Meksikë.

Një rrugë e dy punë; Rafael Nadal shkoi në Meksikë si sportist dhe si investitor. Tenisti nga Majorka këtë të hënë përuroi Qendrën e Tenisit ‘Rafa nadal’ në kompleksin turistik në Kankun, në zonën e quajtur Kosta Muheres. Kjo qendër tenisi konsiderohet si një zgjerim i Akademisë së hapur nga numri 2 i botës në Majorka të Spanjës

‘Prej vitesh kemi ardhur këtu dhe e njohim zonën. Na u krijua mundësia për të hapur Qendrën e parë të tenisit ‘Rafa Nadal’-tha tenisti spanjoll në një konferencë për shtyp.

Qendra e Tenisit e përuruar nga Rafael Nadal ka 8 fusha tenisi me sipërfaqe dheu e ndricim, një fushë padeli, një palestër dhe dyqane me aksesorë sportivë. Fillimisht kjo qendër do t’u dhërbejë të ftuarve në kompleksin turistik të Kankunit dhe banorëve të zonës, por ideja është që kjo qendër të ndihmojë në promovimin e tenisit në Meksikë.

Ndërkaq, javën e ardhshme Rafael nadal do të jetë në Akapulko për turneun e përvitshëm që mbahet në këtë qytet me 32 vjecarin që do të kërkojë ta fitojë atë për herë të tretë pas viteve 2005 dhe 2013.

sfidanti.al