Antonio Konte pret verën: Deri në qershor, jam me pushime

Kur të quajnë Antonio Konte dhe në fund të muajit janar nuk je në drejtimin e një skuadre, është normale që të shohësh emrin tënd të lidhur me cdo klub të rëndësishëm. Së fundmi është folur për interesin e Interit dhe Romës për ish trajnerin e Celsit, por ky i fundit ka mohuar gjithcka.

‘Nuk ka pasur kontakte as me Interin e as me Romën. Po flitet prej kohësh por janë thjesht zëra-tha Konte për median italiane-nuk është e vërtetë që kam folur me Marotën. Në këtë sezon nuk do të më shihni te asnjë skuadër, për të tjerat të shohim se cfarë do të ndodhë më vonë; pres vetëm rastin dhe projektin e duhur. Do të pranoj ofertën që do të më entuziazmojë më shumë; pak rëndësi ka në Serie A apo jashtë Italisë’

Antonio Konte u përfol shumë edhe për kalimin te Reali i Madridit pas largimit të Lopetegit, por italiani e refuzoi stolin e Kampionëve të Evropës.

‘Ekzistonte mundësia të kaloja te Reali, por nuk më pëlqen të marrë drejtimin e një skuadre në mes të sezonit-vijoi Konte-preferoj që të punoj që nga fillimi i një sezoni. për më tepër në atë kohë, Reali ishte një ‘patate e nxehtë’ ishte më mirë për mua të refuzoja’.

sfidanti.al