Ekspozitë në Britani, do të shfaqet makina e parë e Airton Senës

Makina e parë historike e përdorur nga Airton Sena do të ekpozohet për publikun në 22-24 shkurt në Race Retro, festivali i motorsportit që organizohet cdo vit në Stonlei Park. Bëhet fjalë për makinën Van Diemen RF81 me të cilën braziliani bëri debutimin e tij në kampionatin Formula Ford 1600, kategori ku kaloi pas pjesëmarrjes në garat kart. Në atë vit, Sena fitoi 12 nga 20 garat e zhvilluara duke rënë në sy për të filluar më pas të bëjë hapat e tij drejt botërorit të Formula 1.

Pronari i skuderisë që i dha mundësinë Senës, Ralf Firman e shiti makinën në fund të sezonit të vitit 1981, për ta riblerë vite më vonë, kur Senna ishte bërë një mit. Makina mbeti në garazhin e tij derisa Firman vendosi që të restaurojë telajon e makinës që përfshiu edhe kërkimin e të njëjtit motor që u përdor në atë kohë. Në muajin shkurt do të jetë hera e parë që Van Diemen RF81 do të shfaqer në publik, pasi të ketë rifituar shkëlqimin e dikurshëm.

sfidanti.al