Monako, Henri humbet toruan dhe fyen rëndë kundërshtarin

Monako në mbrëmjen e së shtunës u turpërua në shtëpi teksa u mund në shtëpi 1-5 nga Strasburgu dhe tani është në vendin e parafundit në një situatë të komplikuar përsa i përket mbijetesës në Ligue 1. Gjatë zhvillimit të kësaj ndeshjeje, Tierri Henri e humbi toruan keq për atë cfarë po shikonte në fushë nga të tijët. Në fakt telekamerat e kanë kapur trajnerin 41 vjecar të skuadrës nga Principata të fyejë mbrojtësin e skuadrës së Strasburgut Keni Lala me shprehjet më të rënda pasi sipas Henri ai po humbiste kohë kur rezultati ishte 1-2.

Ndeshja për Monakon u komplikua edhe nga largimi me karton të kuq të Naldos në minutën e 7, që tregon mungesë karakteri të Monakos, problem të cilit ish sulmuesi i njohur francez nuk po mund t’i gjejë një zgjidhje. Henri mori drejtimin e Monakos duke zëvendësuar Leonardo Zhardim, por pa mundur të zgjojë skuadrën e tij që në 21 javë kampionat ka grumbulluar vetëm 15 pikë. është e kuptueshme që Henri të humbasë durimin në këtë situatë, por ai e bëri në mënyrë të shëmtuar, madje edhe në transmetim të drejtpërdrejtë.

sfidanti.al