Paris Sën Zhermen lehtësohet; Verrati ka vetëm ndrydhje të kaviljes

Paris Sën Zhermeni merr lajme lehtësuese nga Marko Verrati që u dëmtua ne kaviljen e këmbës së majtë gjatë ndeshjes me Gingamp duke e lënë fushën e lojës pas vetëm 20 minutash. Fillimisht u mendua se dëmtimi i mesfushorit italian ishte shumë i rëndë, por ekzaminimet mjekësore folën për një dëmtim më të lehtë nga ajo që u mendua.

Futbollisti kreu rezonancën manjetike në mbrëmjen e së shtunës nga ku rezultoi se Marko Verrati kishte një ndrydhje të kaviljes së tij dhe nuk kishte dëmtime të tjera. Në fillim të javës, Verrati do të kryejë ekzaminime të tjera mjekësore që do të përcaktojnë edhe kohën e riaftësimit të tij.

sfidanti.al