Luka Modric duket se do të mbetet thjesht një ëndërr vere për skuadrën e Interit që e kërkoi me ngulm gjatë vitit të kaluar. Mesfushori kroat pas përfundimit të ndeshjes me Sevijën ku ai ishte ndër më të mirët në fushën e lojës, premtoi besnikëri Realit të madridit duke bërë një deklaratë që i shtang tifozët dhe drejtuesit e Interit.
‘Unë jam këtu, kam edhe një vit e gjysmë kontratë me Realin dhe nuk ndjej asnjë lloj presioni dhe nuk jam i shqetësuar-tha Modric-gjithnjë jam sjellë mirë me klubin dhe do të vazhdoj ta bëj këtë. Në vit e gjysmë nuk është pak dhe unë jam shumë i qetë. Jam shumë i kënaqur në Madrid si në ditën e parë kur erdha këtu. Shpresoj që të qëndroj për më shumë se vit e gjysmë dhe uroj që edhe klubi të këtë të njëjtën dëshirë. Nuk do të ketë probleme’
sfidanti.al