Real Madrid fitoi dy ndeshjet e fundit ndaj skuadrave andaluziane, Betis e Sevija respektivisht 2-1 dhe 2-0. në të dyja këto ndeshje golat nuk u shënuan nga sulmuesit, por nga mesfushorët dhe tashmë shkon në 353 numri i minutave për futbollistët e repartit të avancuar që nuk gjejnë rrugën e rrjetës në kampionatin spanjoll
Sulmuesit e Realit nuk shënojnë që nga 3 janari kur Los Blancos zhvilluan ndeshjen e prapambetur me Vijarrealin në ‘Ceramica’. Në atë ndeshje ishte Karim Benzema që shënoi në minutën e 7 të ndeshjes
Në ndeshjet e fundit Solarit iu desh të bënte pa Garet Bejl dhe Markos Asensio, të dy për arsye dëmtimi, kështu që iu desh të hedhë në fushën e lojës futbollistë nga ekipet rezervë si Kristo Gonzales, ndërkohë që Lukas Vaskez dhe Vinisius luajnë në krahë dhe kërkojnë shokët e skuadrës, por nuk e kanë ritmin e shënimit të golave si futbollistët që mungojnë
Për momentin zgjidhjen e problemit të shënimit të golave nga sulmuesit, Solari duket se e ka zgjedhur te gjuajtjet e mesfushorëve sic ishte ai i Kasemiros në sfidën me Sevijën apo goditja e dënimit e ekzekutuar nga Sebajos ndaj Betisit. kjo tregon edhe njëherë sesa e ndjen Reali i Madridit mungesën e një njeriu-gol si Kristiano Ronaldo në këtë sezon.
sfidanti.al