Disa futbollistë i kushtojnë jetën një klubi, siç është Francesco Toti, apo dikur Maldini, Gigs apo Puyol, por shumë të tjerë preferojnë aventura dhe klube të ndryshme. Futbollisti që ka ndërruar më shumë skuadra është Luka Toni, i cili gjatë karierës së tij ka veshur plotë 16 fanela të ndryshme.
Pra Modena, Empoli, Fiorenzuola, Lodixhani, Trevizo, Vinçenca, Breshia, Palermo, Fiorentina, Bajern Mynih, Roma, Xhenoa, Juventus, Al Nasr, Hellas Verona ishin skuadrat e Luca Tonit. Pas tij në listë, si futbollistët më të paqëndrushëm, vijnë braziliani Rivaldo, i cili ka ndërruar 14 skuadra, ndërsa me 13 renditet një tjetër italian, Kristian Vieri.