Nga shkolla e famshme e Barcelonës, “La Masia”, kanë dalë shumë futbollistë fantastikë, kurse tani Arsenali dhe Bajerni i Mynihut ia kanë vënë syrin një futbollisti të ri të talentuar, për të cilin ata konsiderojnë se do të mund të bëhet një yll i madh.
Lukas de Vega, mesfushor 18-vjeçar, në fakt, ndodhet në prag të kalimit të tij në ekipin e parë të Barcelonës, por, megjithatë spekulohet se ai edhe mund të largohet nga klubi katalonjas.
De Vega është një nga lojtarët e rinj më të talentuar të shkollës “La Masia”, por dihet sesa të vështirë e kanë të rinjtë barcelonas që të zënë vend në ekipin e parë, kështu që prandaj edhe spekulohet për largimin e tij.
Arsenali dhe Bajerni kanë shprehur interesimin e tyre për këtë futbollist të ri, duke pasur edhe dëshirën e tij që të ketë minutazh me të madh loje në ekipe të rriturisht.
Sfidanti.al