Kryebashkiaku i Milanos i kërkon ndjesë Kulibali për fyerjet raciste

Ndeshja mes Interit dhe napolit më shumë sesa për aspektin sportiv do të diskutohet pë një kohë të gjatë për ngjarjet e shëmtuara që e shoqëruan sic ishte dhuna e shfaqur në prag të saj e sidomos për korert raciste kundër mbrojtësit të Napolit, Kulibali. Ky i fundit ka marrë mbështetjen nga të gjithë kolegët e tij me në krye Kristiano ronaldo, por edhe nga Kryetari i bashkisë së Milanos Xhuzepe Sala që i kërkoi ndjesë.

‘Sonte isha në mbrëmje dhe u gëzova për fitoren e Interit-tha Xhuzepe Sala-por në shtëpi u ktheva i trishtuar. Koret raciste kundër Kulibali ishin një turp. ishte një akt i turpshëm kundë një sportisti si ai që ndjen krenari për ngjyrën e lëkurës së tij’.

Xhuzepe Sala theksoi gjithashtu se nëse një gjest  i tillë do të përsëritet, ai do të braktisë stadiumin

‘Herën tjeter, në momentin e parë që do të dëgjoj kore raciste do të largohem nga stadiumi-vijoi kryebashkiaku i Milanos-i kërkj ndjesë Kulibalisë në emrin tim, pjesës së shëndetshme të Milanos që kërkon të tregojë se të gjithë ndihemi si vëllezër, pavarësisht kohëve të vështira që jetojmë

sfidanti.al