Tiago Silva kalon Nejmarin; lojtari më i mirë i huaj në France

.

Tiago Silva është shpallur si futbollisti më i mirë i huaj në Ligue 1 për vitin 2018 nga revista prestigjioze ‘France Football’. Kapiteni dhe njëkohësisht qendërmbrojtësi i Paris Sën Zhermenit ishte ai që fitoi më shumë pikë në votimet e kryera duke lënë pas bashkëkombasin e tij  Neymar. Tiago silva, tashmë 34 vjecar, pasoi Edinson Kavanin i cili fitoi në këtë hkategori cmimesh të France football në vitet 2016 dhe 2017.

Sipas kësaj reviste, Tiago Silva që luan në kampionatin francez që nga viti 2012 është rikthyer në nivelet e tij të mëparshme në 9 muajt e tij të fundit

‘Është një hiperprofesionist që nuk i kërkon kurrë më shumë trupit të tij-thekson France Football-dëshiron t’i bëjë të ditur botës se padroni është kthyer. Ai e kontrollon territorine  tij si një zotëri dhe nuk lejon askënd që t;i hyjë në zonë’

France Football gjeti mundësinë për të vlerësuar edhe Antuan Grizman me sulmuesin e Atletiko Madrid që fitoi një cmim për raportet e tij të mira me median. Ndërkaq, fitues është Ndombele i Monpelier që mori cmimin si Zbulimi i vitit në Francë.

sfidanti.al