Huan Mata konsideron se ardhja në krye të Mançester Junajtidit e Ole Solskjerit dhe fitorja e parë nën drejtimin e tij janë shenja shumë të mira për ngritjen e moralit të ekipit. Sikurse dihet, Junajtidi e nisi mjaft mirë nën drejtimin e trajnerit norvegjez, duke arritur një fitore bindëse 5-1 në Kardif. Ndesja e radhës kundër Hadersfildit është një shans i mirë që të lidhen bashkë dy fitore.
“Legjendari Ole Gunar Solskjer është trajneri yni i ri dhe ne nuk mund ta fillonim më mirë nën drejtimin e tij. Fitorja e thellë kundër Kardifit na e ngriti neve moralin këtë fundviti. Ka ardhur koha e optimizmit, që ne të shohim përpara, të punojmë me ngulm dhe të ngjitemi në tabelën e klasifikiimit”, deklaroi mesfushori spanjoll që ka ardhur në Premier Ligë para shtatë vitesh.
Sfidanti.al