Diego Godin tani është i martuar edhe në aspektin religjioz. Mbrojtësi i Atletico Madrid iu drejtua altarit për të lidhur kurorë me Sofia Herreran, vajzën e ish futbollistit të Penjarolit, Hoze ‘Pepe’ Herrera. Ceremonia u zhvillua në një lokalitet të Jacksonville në periferi të Montevideos djhe sipas asaj që shkruhet në media ishte një event madhështor.
Masat e sigurisë së marrë për këtë ngjarje ishin të forta dhe vetëm personat e ftuar mundën të kalonin në itinerarin e përcaktuar. Në listën e të ftuarve fitguronin emrat e futbollistëve të Atletiko Madrid, Koke, Torres dhe Antuan Grizman. po kështu, në ceremoninë e martesës së Godin ishin edhe dy sulmuesit e përfaqësueses uruguajane, Luis Suarez dhe Edinson Kavani, presidenti i Atletikod Enrike Sereso apo sipermarrës, diplomatë, modele e personalitete të ndryshme ndërkombëtarë.
Vlen të theksohet se Godin dhe Sofia Herrera zhvilluan ceremoninë religjioze të martesës së tyre, pasi e kishin kryer atë civile 1 vit më parë.
sfidanti.al