Andres Iniesta e sheh veten në rolin e trajnerit në të ardhmen e tij. Ish kapiteni i Barcelonës i tregoi ambiciet e tij në një intervsitë të gjatë për të përditshmen spanjolle’ El Mundo Deportivo’ ku nuk e fshehu dëshirën për të qenë në pankinën e klubit katalanas një ditë.
‘Nuk e di se cfarë do të më sjellë e ardhmja-tha Iniesta-nuk mund të them se nuk do të më pëlqente të isha trajner i barcelonës, por as nuk mund të them se kjo është dicka që po e mendoj. Është e vërtetë që me kalimin e kohës më krijohet vizioni im në rolin e trajnerit, por e shoh këtë imazh kur të kem lënë futbollin’
Iniesta foli për skuadrën aktuale të Barcelonës duke mos i kursyer fjalët e mira duke theksuar se shpreson që të fitojë Ligën e Kampioneve
‘Nuk qëndrova për shumë kohë, por i kam parë që të jenë njësoj sic i kam parë prej shumë kohës-vijoi Iniesta-këtë sezon gjithcka po shkon mirë dhe Barcelona është në nivelin që ka pasyur gjithnjë me objektiva të njëjtë si cdo sezon. shpresoj më shumë që kjo skuadër të fitojë Ligën e Kampioneve se Ligën spanjolle. Kur hyn në fushën e lojës e bën përtë fituar. është e vërtetë që në vitet e fundit duhet të kishim bërë dicka më shumë, por skuadra është dhe lojtarët e rinj që kanë ardhur do të përmirësohen dhe do të jenë të rëndësishëm. Kjo skuadër duhet të luftojë për cdo trofe’.
Iniesta po aktivizohet në kampionatin japonez te skuadra e Visel Kobe me 34 vjecarin që pranon se ka mbetur i befasuar.
‘Përsa më përket mua, futbolli japonez më ka suprizuar për mirë-tha Iniesta-jam përballur me kundërshtarë që më kanë bërë të paraqitem në nivelet maksimale, sepse askush nuk ndalet gjatë gjithë ndeshjes. kanë një koncept ndryshe për lojën me shumë vajtje-ardhje duke kaluar me shpejtësi në mesfushëe dhe kjo është dicka që duam ta ndryshojmë’.
sfidanti.al