‘Të trishtuarit’ Morata e Higuain; Milan e Celsi mendojnë t’i shkëmbejne

Alvaro Morata dhe Gonzalo Higuain nuk po jetojnë një periudhë pozitive. Dy sulmuesit duken të trishtuar në klubet e tyre respektive Celsi dhe Milan dhe së fundmi po flitet për mundësinë e një shkëmbimi mes tyre nga ana e të dy klubeve.

Por ky shkëmbim nuk do të jetë aspak i lehtë për t’u kryer, në fakt është krejtësisht e kundërta. Shkaku është modaliteti i marrjes së këtyre qendërsulmuesve nga ana e të dy klubeve. Higuain është ende në pronësi të Juventusit dhe Milani e mori me huazim me të drejtë blerjeje për 36 milionë Euro. ndërsa Celsi derdhi në arkat e rRealit të Madridit 80 milionë Euro për të blerë kartonin e Moratës. Në këtë pikë, shkëmbimi mes dy futbollistëve mund të realizohet vetëm duke përdorurt formulën e huazimit siogurisht duke negociuar të drejtën e blerjes së tyre

një tratativë e tillë është mëse e mundur të ketë një fund të mirë Milani ka raporte shumë të mira me Celsin ashtu sikurse me Juventusin. është ky i fundit ai që duhet të autorizojë largimin e Higuain te Celsi me huazim dhe në këtë aspekt, Zonja e Vjetër duket se nuk do ta ketë problem të pranojë një lëvizje të tillë duke qenë se Celsi nuk luan në Champions League.

sfidanti.al