Nejmar ndryshon ‘look’; me flokë bjondë e model rasta

Nejmar ndryshon përsëri….modelin e flokëve. Pasi vendosi që të bëhej bjond  në ndeshjen mes Brazilit e Zvicrës në Botërorin e Rusisë, për festën e Krishtlindjes, ylli i Paris Sën Zhermenit i befasoi të gjithë duke u prezantuar në publik me një model të ri. Braziliani ishte gjatë një ‘seance’ pazari dhe ai ra në sy me flokët e qethur komplet në anë  dhe model rasta të flokëve prapa kokës.

‘Look’-un e ri, Nejmar e prezantoi nëpërmjet një postimi të tij në rrjetet sociale e më  konkretisht në rubrikën Stories të Instagram dhe ironitë nuk kanë munguar ku kishte nga ata që e pagëzuan këtë model të ri nejmar si ‘Kokë me makarona’.

sfidanti.al