Çeshtja Murinjo dhe episodi i radhes, media: Futbollistët shkarkuan trajnerin

Historia e shkarkimit të Zhoze Murinjos  pasurohet me një kapitull të ri. Tabloidët britanikë zbuluan se kush qëndronte prapa vendimit të marrë këtë të martë nga ana e drejtuesve të Mancester Junajtit. Sipas ‘Daily Mirror’ që opublikoi një artikull ekskluziv në lidhje me këtë cështje, ishin futbollistët ata që ushtruan presion te Shefi Ekzekutiv i Djajve të Kuq, Ed Uduard duke u rebeluar kundër Murinjos.

Gjithnjë sipas ‘Mirror’ ishin të paktën 4 futbollistë që rebeluan dhe i thanë Uduardit se do të kërkonin largimin nga Mancester Junajtid në muajin janar nëse klubi konfirmonte trajnerin portugez. uduard dhe drejtuesit e tjerë të Djajve të Kuq, nga frika e një largimi masiv të futbollistëve mori vendimin fatal për 55 vjecarin duke e shkarkuar nga detyra e tij

Prej muajsh kishte tensione te skuadra e mancester Junajtid. Kohërt e fundit shumë lojtarë iiu drejtuan pronarëve të klubit duke iu ankuar për mënyrën sesi ai trajtonte lojtarë të tillë si Luk Shou, Antoni Marsial e Erik Beili. Për më tepët edhe vetë Uduard kishte rezervat e tij ndaj murinjos dhe shkaku ishte Fred për të cilin Mancester Junajtid shpenzoi 60 milionë Euro por që pothuajse nuk u aktivizua kurrë nga trajneri portugez.

sfidanti.al