Turi i Spanjës është një prej evenimenteve më të rëndësishëm ciklistikë së vbashku me Turin e Francës dhe Xhiron e Italisë. Në Madrid tashmë është prezantuar itinerari për edicionin e vitit të ardhshëm të këtij kompeticioni ku ajo që të bie në sy është shkalla e lartë e vështirësisë për ciklistët pjesëmarrës.
Turi i Spanjës do të nisë në 24 gusht të 2019 në Torrevieha pranë Alikantes dhe do të mbyllet në madrid me ciklistët që do të përshkojnë gjithsej 3272 km. Ajo që të bie në sy për këtë eveniment është se ciklistët do të uhet të përshkojnë një sërë distancash në terrene malore. në total do të jenë 59 ngjitje, 13 më shumë se në Turin e Spanjës të vitit 2018 ku ai që fitoi ishte Sajmon Jejtas.
Por jo vetëm kaq, tashmë është konfirmuar se në vitin 2020, Turi i Spanjës do të nisë nga Holanda pikqërisht nga Utrehti, që bëhet i pari qytet që pret 3 Turet e mëdhenj ciklistikë. në vitin 2018, në Utreht kaloi Turi i Francës, ndërsa në 2010, qyteti holandez priti Xhiron e Italisë.
sfidanti.al