“Çdo ekip që ka ambicie, nuk ka frikë”, deklaroi trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, mbasi ai mësoi se shorti në 1/8-tën e finaleve të Ligës së Kampionev e ka vënë përballë Atletikos së Madridit.
Juventusi me Kristiano Ronaldon në krye udhëheq bindshëm në Serinë A me tetë pikë (46 pikë) më shumë se Napoli i vendit të dytë.
Atletiko e Madridit, nga ana tjetër, në La Ligën spanjolle ndodhet në vendin e 3-të me 31 pikë, po aq pikë sa ka edhe Sevilja e vendit të dytë dhe tri pikë më pak se Barcelona kryesuese.
Sfidanti.al