Shuhet ‘pasioni turk’ për Pepen, portugezi zgjidh kontratën me Beshiktashin dhe bën bamirësi

Shuhet ‘pasioni turk’ për Képler Laverán Lima Ferreira që të gjithë e njohim me pseudonimin Pepe. Mbrojtësi portugez dhe Beshiktashi kanë arritur një akord për zgjidhjen e kontratës mes tyre, një lajm për të cilin pritet që të vijë dhe zyrtarizimi. në këtë mënyrë, Pepe, të cilit kontrata me klubin turk i skadon në muajin qershor, do të jetë i lirë të shkojë në ndonjë skuadër tjetër.

Sipas asaj që publikohet në median turke, Beshiktashi po përballet me vështirësi të mëdha financiare dhe nuk mund të përballoj pagar e larta të shumë prej futbollistëve të tij të cilët vendosën të japin kontributin e tyre në zgjidhjen e këtij problemi dhe këtu përfshihet dhe Pepe.

Portugezi, në fakt vendosi të paguajë pagën e disa prej punonjëve të klubit pa harruar këtu edhe faktin që ai la në dispozicion të Beshiktashit edhe pagën e tij më të fundit mujore. Pepe, tashmë 35 vjecar, ka zhvilluar 17 ndeshje në Ligën Turke në këtë sezon me Beshiktashin duke u shfaqur edhe si golashënues me qendërmbrojtësin që ka arritur të gjejë 5 herë rrugën e rrjetës. në total, ai ka zhvilluar 52 ndeshje me fanelën e Beshiktashit dhe ka një bilanc me 7 gola rë shënuar dhe 3 assiste.

sfidanti.al