Los Anxheles Lejkërs dhuron spektakël në fitoren ndaj Sharlotës 128-100 në mbrëmjen e radhës së NBA. Dhe e gjithë kjo erdhi falë paraqitjes së shkëlqyer të Lonzo Boll dheLebron Xhejms që shënuan secili nga një ‘triple-double’. I pari regjistroi një bilanc me 16 pikë, 10 topa në tabekë e 10 assist ndërsa The King shënoi 24 pikë, 12 topa në tabelë e 11 assidst. Në krahun tjetër, Kemba Uoker i Sharlotës ishte në antitezë të plotë me dy basketbollistët e skuadrës kaliforniane pasi ishte në një ditë krejtësisht për t’u harruar duke e mbyllur ndeshjen me vetëm 4 pikë të shënuara
Detroit fitoi ndaj Bostonit në atë që u quajt sfida mes dy skuadrave më spektakolare të Konferencës se Lindjes./ Skuadra nga Michigani e mbylli ndeshjen 113-104 në favorin e saj falë lojës së mirë të Griffin që shënoi 27 pikë e Dramond që shënoi 19 pikë e rrëmbeu 20 topa në tabelë. Te Boston. Irving me 26 pikë, Tatum me 17 dhe Smart me 21 pikë e bënë punën e tyre, por pa mundur dot të shpëtojnë Bostonin nga humbja
Hjustoni mundi Memfisin 105-97 dhe tani ka një bilanc të barabartë me 14 fitore e 14 barazime për t’u pozicionuar në vendin e 12 në Konferencën e Perëndimit. Xhejms Harden si zakonisht mori në shpatullat e tij skuadrën e Rokets dhe e coi atë te fitorja me 32 pikë, 12 topa në tabelë e 10 assist. dhanë një kontribut në këtë sukses edhe Kris Pol me 10 pikë e 10 assist e Kapela ne 26 pikë e 10 topa në tabelë
San Antonio rikthehet të pësojë humbje dhe këtë radhë ajo ishte surprizë për skuadrën teksane. Cikago e mundi atë me rezultatin 98-93 ku për Bulls spikatën Markanen e Dan me 23 dhe 24 pikë personale. te Spërsat, 29 pikët e 12 topat në tabelë të Oldrixh dhe 21 të DeRozan nuk i shërbyen skuadrës teksane të fitonte ndeshjen.
sfidanti.al