Tanimë të gjithë e dinë se ylli francez i Barcelonës, Usman Dembele, ka probleme të mëdha disiplinore, se ai ka varësi nga videlojrat, vjen me vonesë në stërvitje dhe ushqehet, duke shkelur rregullat e përcaktuara nga mjekët e klubit, duke vënë kështu në pikëpyetje profesionalizmin e tij si futbollist i një klubi të madh.
Para afro një jave, ai shkoi në stërvitje me dy orë vonesë, duke bërë që klubi ta dënonte atë me një gjobë prej 200 000 eurosh, pa përmendur shkeljet e vogla disiplinore të këtij lojtari të ri që, në fakt, është mjaft i talentuar gjë që e ka treguar me performancat e tij të shkëlqyera edhe gjatë ndeshjeve të fundit të Barcelonës.
Në këto kushte, klubit katalonjas i ka lindur një ide origjinale sesi ta korrigjojë këtë futbollist të padisiplinuar. Klubi e ka urdhëruar Dembelen që ai në të ardhmen, në asnjë rast, të mos ta mbajë të fikur telefonin e tij celular dhe ta hapë atë, sidomos, kur atë do të marrin në telefon njerëzit e klubit që këta të fundit ta dinë në çdo kohë, nëse ai po i pëmbush angazhimet e tij ashtu si edhe të gjithë lojtarët e tjerë të Barcelonës.
Sfidanti.al