Morata pranë “golit të mëkatit”! Nga shtëpia Real tek “ferri” Barcelonë

Sulmuesi i Çelsit, Alvaro Morata, në fakt, është fëmijë i Realit të Madridit, pasi në shkollën e tij të futbollit është rritur si futbollist, por tani ka mundësi që ai të kalojë te rivali më i madh i Realit, Barcelona, shkruan gazeta angleze, “Mirror”.
Morata, mbas ardhjes në krye të Çelsit të trajnerit italian Mauricio Sari, ka dalë në plan të dytë. Ky futbollist spanjoll, në fakt, është jashtë formës së tij dhe më shumë preferohet sulmuesi francez, Olivie Zhiru. Sidoqofotë, shërbimet e tij nuk mund të neglizhohen.
Sipas gazetës së lartpërmendur, gjatë muajit janar, Morata do të mund të jepet hua në “Kamp Nou”, ku ai do të jetë rezerva e parë e Luiz Suarezit.
Sfidanti.al