Ish-futbollisti i përfaqësueses uruguaiane Sebastian Abreu ka kohë që ka hyrë në Librin Gines sa u përket rekordeve për ndërrimin e klubeve, siç ndërrojnë njerëzit çorapet, kështu që ditët e fundit ai gjeti një klub të ri, të 28-tin në karrierën e tij!
Nofka e Abreut është “Loko” (I çmenduri) dhe tani ajo shkon më së miri atij, pasi askush në botë nuk mban mend, veç atij vet, sesa klube ai ka ndërruar. Dje, ai nënshkroi kontratë me klubin brazilian Rio Branko që luan në kategorinë e katërt, ndërkohë që Abreu nuk ka ndonjë shans që të luajë me ndonjë klub më serioz, sepse ështe 42 vjeç.
“Loko” hyri në Librin Gines, kur nënshkroi kontratë me klubin e 26-të në karrierën e tij, kështu që tani ai vetëm se e konsolidoi emrin e vet në librin e mësipërm të rekordeve. Ai, në fakt, pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Amerikën e Jugut, ndërkohë që ka luajtur edhe në Evropë me La Korunjan, Arisin, Real Sosiedadin dhe Bentar të Jerusalemit. Por, ai do të mbahet mend, sepse ka luajtur në përbërje të të dy ekipeve rivale më të mëdhenj argjentinas, River Plate dhe Boka Juniors.
Interesant ëshë fakti se ai nuk ka luajtur askund më shumë se dy sezoni dhe më shumë ka luajtur më Botafagon, 2010-2012. Me përfaqësuesen e Uruguait ai ka luajtur 70 ndeshje dhe ka shënuar 26 gola.
Sfidanti.al