Qendrat e basteve bënë të ditur koeficientet për ekipet favorite që do të mund ta fitojnë Ligën e Kampioneve (LK) të këtij sezoni. Performanca e dobët dhe tensionet e krijuara te Reali i Madridit, kampion në fuqi i LK-së, kanë mbjellë dyshime dhe mosbesime te bukmejkërat që nuk besojnë se ai (Reali) do të mund të arrijë deri te titulli i katërt radhazi evropian.
Momentalisht, Reali i trajnerit Santiago Solari është favoriti nr.6, ndërsa favoriti nr.1 është Mançester Siti që ka kohë që synon të dalë në majë të futbollit evropian. Këtë vit, ky ekip i drejtuar nga Pep Guardiola i ka edhe kapacitetet dhe edhe “garniturën” përkatëse që t’i gëzojë tifozët e vet.
Favoriti nr.2 është Barcelona, e ndjekur nga Juventuesi, PSZH-ja, Liverpuli, Reali, Bajerni i Mynihut, Atletiko e Madridit.
Sfidanti.al