Eliminimi nga Liga e Kampioneve nuk është kapërdirë aspak nga drejtuesit dhe tifozët e Interit. Tashmë fajtori është përcaktuar dhe ai është Spaleti në drejtim të të cilit janë shtuar kritikat për gabimet e njëpasnjëshme që ka klryer në javët e fundit sidomos me zëvendësimet në ndeshjet e Interit
Për zikaltrit tashmë objektivi më i rëndësishëm është fitorja e europa league, ndërkohë që në kampionat duhet të mbyllë sezonin mes 4 skuadrave më të mira. Janë pikërisht këto detyra që do të vendosin edhe për të ardhmen e trajnerit Spaleti. Nëse ato nuk realizohen, atëherë në qershor, trajneri italian do të largohet.
Ndërkaq, te Interi duket se po mendohet seriozisht për të ardhmen e klubit nëse Spaleti dështon në realizimin e këtyre detyrave. Në ambientet e klubit zikaltër tashmë po flitet për kandidaturat e Antonio Kontes dhe Diego Pablo simeones të Atletiko Madrid. por emri që ka bërë që tifozët e Interit të ëndërrojnë ësjhtë ai i Zhoze Murinjos i cili po përballet me probleme të mëdha te Mancester Junajtid dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet mnga ‘Old Trafford’ në fund të sezonit.
sfidanti.al