Mik Shumaher bëhet ‘mollë sherri’ mes Ferrarit dhe mercedesit

Rivaliteti mes Ferrarit dhe Mercedesit i tejkalon kufijtë e garave të Formula 1. dy skuadrat më me peshë të këtij kompeticioni janë vënë në ndjekje të Mik Shumaher, kampioni i Evropës në formula 3 dhe djali i legjendës së Formula 1, Mikael Shumaher.

Vetë Toto Volf në ditët e kaluara, gjatë ceremonisë së ndarjes së  cmimeve për më të mirët të FIA konfirmoi dëshirën e tij për të patur Shumaher Xhunior te skuadra e Mercedes përkrah 5 herë kampionit të botës së Formula 1, Ljuis Hamilton.

Ndërsa te Ferrari ishte Maurizio Arrivabene që e dha mesazhin e titj për të ardhmen e mundshme te Kokëkuqja italiane e Shumaher Xhunior. Mme mbiemrin që ka dhe që është pjesë e historisë së Ferrarit, është e qartë që dyert e Maranelos janë dhe do të jenë të hapura për Shumaher, por  nuk duhet t’i ushtrojmë presion-ishte deklarata e Arrivabenes.

Gjithsesi, Mik shumaher ende nuk ka nënshkruar me ndonjë skuadër të Formula 1, por burime pranë familjes së tij thonë se kjo do të ndodhë shume shpejt dhe se zgjedhja e 19 vjecarit do të jetë pikërisht Akademia e Pilotëve të Ferrarit. përsa i përket aktiviteteve, Shumaher, në 2019 do të jetë pjesë e Formula 2 ku do të garojë me skuadrën Prema që mesa duket i ka shërbyer si trampolinë edhe pilotit më të ri të Ferrarit, Sharl Lëklerk

sfidanti.al