Maria Sharapova kohët e fundit u vu në qendër të zërave që flisnin për mundësinë e tërheqjes së saj nga aktivitetet tenistike për shkak të paraqitjeve jo konstante të saj gjatë vitit 2018. zëra këto që padyshim nuk i kanë pëlqyer aspak sportistes ruse e cila vendosi të flasë dhe të shuajë menjëherë këto zëra.
‘Në këto momente nuk e coj aspak në mendje që të tërhiqem nga tenisi profesionist-tha Sharapova në një intervistë për Sport 24-kam qenë dhe jam ende admiruese e këtij sporti dhe cdo ditë punoj për t’u përmirësuar. Të krijohen ndenja pozitive kur shikon se po bën një punë të mirë. Kam arritur shumë suksese në karrierën time, përse të mos e vijoj karrierën? Kam ende objektiva për të arritur’
Ish numri 1 i botës në WTA pranon se është ende e motivuar për të luajtur
‘Motivimi im është i i paprekur dhe kjo është një prej arsyeve se përse unë vazhdoj të luaj tenis-vijoi Sharapova-nëse dujhet të them se cilat aspekte më kanë penalizuar në lojën time, përmend problemet e mi në shpatur, por pas zgjidhjes së tij, gjithcka po shkon mirë. Përsa i përket dopingut është pjesë e së kaluarës’.
sfidanti.al