Alen Kaidik është një prej basketbollistëve më të mirë në historinë e Filipineve dhe që ka qënë në aktivitet në vitet 80-90. Por edhe pse ka kaluar shumë kohë, ai nuk ka harruar aspak si luher basketboll e sesi shënohen koshat, përkundrazi.
Gjatë një sfide ekzibicioni më një skuadër përfaqësuese lokale, kaidak, tashmë 55 vjec u shfaq si një sniper i vërtetë teska u tregua i saktë në 46 tentativa nga distanca e 3 pikëve për të shënuar në total 142 pikë dhe sfida përfundoi me rezultatin 187-73.
Alen Kaidak që njihet me pseudonimin ‘ Njeriu Tigër’ është mbajtësi i disa rekordeve në Filipine: 79 pikë të shënuara në një ndeshjeje të PBA, 17 trepikësha të shënuara radhazi dhe 76 gjuajtje të lira të realizuara në mënyrë të njëpasnjëshme.
sfidanti.al