Prania e Ljuis Hamilton në testet e zhvilluara në pistën e Herez me një motor Jamaha R1, nuk la indiferent askënd,, përkundrazi. Të gjithë u bënë kuriozë për paraqitjen e bërë nga kampioni i botës së Formula 1 dhe pyetja ishte se sa ishte koha e regjistruar prej tij gjatë këtyre testeve.
Një pyetje që e ka një përgjigje; koha e shënuar nga hamilton në këto teste ishte mes 1 minutë e 46 sekonda e 1 minutë e 47 sekonda, 7 sekonda më i ngadaltë se Aleks Loues dhe Mikael Van der Mark, që janë pilotë zyrtarë të Botërorit të Superbike. Ndërkaq, ditë më parë, Xhonatan Rea shënoi një kohë prej 1 minutë 38 sekonda e 713 të mijtat.
Me pak fjalë, koha e shënuar nga Hamilton mund të konsiderohet shumë e mirë për një pilot gjysmëprofesionist përsa u përket motorëve, por ende larg pilotëve të vërtetë. Gjithsesi ky rezultat vetëm sa mund ta inkurajojë Hamilton që mund të ndjekë gjurmët e legjendës Mikael Shumaher dhe mund të garojë edhe me motorë.
sfidanti.al