NBA, Toronto ‘pa frena’; mund edhe kampionët e Golden Stejtit

Duket se Toronto nuk ka rivalë në këtë sezon të NBA. skuadra kanadeze regjistroi suksesin e radhës dhe këtë radhë ai erdhi ndaj kampionëve mnë fuqi të Golden Stejtit me rezultatin 113-93. Kajl Louri me 23 pikë e 12 assist e Serzh ibaka me 20 pikë e 12 topa në tabelë u bënë protagonistët e kësaj fitoreje të Torontos, ndërkohë që te Golden Stejt i vetmi që mori notë pozitive ishte Kevin Durant me 30 pikë të shënuara

Klivlend befasoi disi në mbrëmjen e radhës teksa mundi në Quicken Loans arena Nju Jorkun me rezultatin 116-113. Për skuadrën e Kavaliers, që tani është në vendin e tretë nga fundi në Konferencën e lindjes, kjo ishte fitorja e 7 sezonale, ndërkohë që numri i disfatave është 21. Ata që u dalluan për skuadrtën nga Ohajo ishin Klarkson me 28 pikë i ndjekur nga Hur me 23, Sekston me 19 dhe Delavedova me 15 pikë

Fitore me shumë vlera mori edhe Nju Orlins ndaj Oklahomës me rezultatin 118-114. Entoni Devis ishte basketbollisti që shkëlqeu për skuadrën e Pelikans me 44 pikë e 18 topa në tabelë dhe është një kandidat serioz në garën për cmimin e Basketbollistit më të mirë të sezonit. Paraqitje të mirë për nju Orlinsin bënë edhe Rendëll me 22 pikë e 12 topa në tabelë e Holidej me 20 pikë e 10 assist

sfidanti.al