Në Barcelonë askush nuk dëshiron të shohë pistën katalanase jashtë Boterorit të Formula 1. Organizatorët e këtij cmimi të madh, kontrata e të cilëve me Formula 1 skadon në vitin 2019 kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Liberty medias për rinovimin e saj dhe ai që konfirmoi ishte presidenti i cirkuitit Visens Agilera
‘Jemi duke punuar për këtë cështje-tha Aguilera-po dikutojmë dhe unë shpresoj që Formula 1 të qëndrojë në këtë cirkuit edhe për shumë vite të tjerë. Gjithsesi nuk mund të jap detaje për negociatat’.
Ndërkaq, u zbulua edhe kalendari i garave që do të zhvillohen në barcelonë ku padyshim Formula 1 dhe MotoGP nuk do të mungojnë. Risia në këtë pikë qëndron te përfshirja në kalendar i garës së European Le Mans Series dhe asaj prolog të World Endure Championship.
sfidanti.al