Mesi e Pike po merren me Dembelenë, a do t’ia dalin?!

Dy kapitenët e Barcelonës i kanë premtuar trajnerit Ernesto Valverde se do të përpiqen ta kthejnë në rrugë të mbarë sulmuesin e tyre “hallemadh”, Usman Dembele. Gjumashi i ekipit e ka bërë normë që shkon vonë, ose nuk shkon aspak në stërvitje, ndërsa nuk di të dalë nga krevati, veçse Mesi dhe Pike kanë thënë “u mbush kupa”.

Pas “proçkës” së fundit, dy kapitenët e nxorrën Dembelenë përpara skuadrës dhe e qortuan “vendçe”, ndërsa ai kërkoi të falur dhe premtoi se do të sillej ndryshe. Valverde, nga ana e tij, që ka pak më shumë përvojë nga jeta dhe nga lojtarë, po e merr çështjen me humor, duke dashur të ulë tensioned.

Dembele është tepër i rëndësishëm për Barcelonën, pavarësisht kryeneçësisë në fushë dhe jashtë saj. Talenti i sulmuesit 21-vjeçar është i pamasë, dhe ndaj Totenhemit shënoi një gol që do t’i kishte hije vetë Mesit. Nuk dihet sesi Pike dhe Mesi do t’ia bëjnë për ta “gdhendur” francezin, e vetmja rrugë do të ishte të flinin pranë tij me orë me zile.

Sfidanti.al