Pele, mos gënje! Mesi ka shënuar gola me të djathtën dhe me kokë!

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, deklaroi para ca ditësh se Leo Mesi mund të shënoi gol vetëm me këmbën e majtë, kurse nuk mund të luajë dhe të shënoi as më këmbën e djathtë dhe se as me kokë, duke ngritur shumë “pluhur” në qarqet futbolliste botërore. Por, a është me të vërtetë kështu siç thotë “mbreti i futbollit”?
Shumë mediume nisën të nxjerrin statistika dhe të vihen në mbrojtje të futbolistit as argjentinas dhe si shembulli më i mirë sillet goli që Mesi ka shënuar me kokë në ndeshjen finale të Ligës së Kampioneve kundër Mançester Junajtidit. Statistikat tregojnë se, në fakt, Mesi më shumë gola ka shënuar më të majtën, por nuk është i vogël edhe numri i golave që ai ka shënuar me të djathtën.
Nga 632 gola që Lionel Mesi ka shënuar gjithsej në karrierën e tij, me të majtën ai ka shënuar 523 gola, me të djathtën – 83 dhe, mëgjithëse është shtatshkurtër, me kokë ai ka shënuar 24 gola!
Dy golat e tjerë që mbetem, ai i ka shënuar një me gjoks dhe një me ije.
Sfidanti.al