Roma e paaftë të mundë Kaljarin, tronditen pozitat e Di Franceskos

Drejtuesit e Romës, sidomios presidenti Xhejms Palota nuk e kanë kapërdirë barazimin e skuadrës verdhekuqe ndaj Kaljarit me skuadrën sarde që barazoi rezultatin në 2-2 kur ishte me 9 futbollistë.  tashmë duket se pozitat e trajnerit Di Francesko janë tronditur ndjeshëm. Italianit i është dhënë 1 javë kohë që të tregojë se e meriton qëndrimin në pankinën e verdhekuqve me Romën që gjatë kësaj kohe do të luajë në Champions ndaj Viktoria Plzen, ndërkohë që më pas  e pret edhe sfida me Xhenoan që ka në stol Cezare Prandelin.

Por cfarë do të ndodhë nëse klubi vendos të shkarkojë Di Franceskon?  Në këtë pikë duket se jkanë filluar të përmenden emrat e Vincenco Montelës dhe Paulo Souzës. Ish trajneri i Milanit dhe Sevijës së fundmi ka thyer heshtjen dhe në deklaratat e tij ka lënë të kuptohet se është gati që të ulet në stolin e Romës. Ndërsa Paulo Souza e ka thënë më hapur se e dëshiron që të punojë me skuardrën e Romës. Ndërkaq në Angli, kompanitë e basteve e kanë ende si opsion kalimin e Kontes te verdhekuqtë, por në këtë rast kjo hipotezë është e pamundur të bëhet realitet pasi konte që u kërkua edhe nga Reali i madridit ka dekalruar se nuk preferon që të marrë drejtimin e një skuadre gjatë zhvillimit të sezonit.

sfidanti.al