Lionel Messi nuk i rezistoi tundimit për blerjen e një avioni privat. 15 milionë Dollarë shpenzoi argjentinasi për të bërë tijin këtë mjet, një shifër kjo që për shumë persona është një cmenduri, por jo për kapitenin e Barcelonës që me pagën e tij mund ta përballojë mjaft mirë një shpenzim të tillë.
Messi e bleu avionin në SHBA dhe tashmë ai ndodhet në Argjentinë. Avioni i blerë është një Gulftream V i prodhuar në 2004 dhe ka 16 vende për t’u ulur të cilët shndërrohen në 8 shtretër. Po kështu avioni ka 2 kuzhina e 2 banjo, njëra prej të cilëve është i pajisur edhe me dush. Sulmuesi argjentinas sigurisht i bëri disa modifikime për ta personalizuar; ka vendosur numri 10 te bishti i avionit dhe ka shkruar emrin e Leo dhe të familjes së tij te shkallët në hyrje të tij.
sfidanti.al