Marota si Juvja, nuk ndalet! Tek Interi do të vijnë dy yje të mëdhenj!

Bepe Marota edhe zyrtarisht e mori përsipër funksionin e drejtorit të përgjithshëm tek Interi, kështu që pritet që gjatë sezonit veror të transferimeve ai do ta forcojë më shumë këtë klub të njohur italian. Ish-drejtori i madh i Juventusit ka në plan që ta bëjë Interin sezonin e ardhshëm ekip të respektuar që do të mund të luftojë për titullin e kampionit të vendit, ndërkohë që media italiane ka zbuluar emrat e dy objektivave kryesorë të Marotës.
I pari në “listën e dëshirave” të tij eshtë SMS-ja, Sergej Milenkoviç-Saviç i Lacios, që e duan edhe disa klube të tjerë të mëdhenj evropianë dhe të cilin, në fakt, Marota donta ta sillte gjatë verës së kaluar te Juventusi. Ç’është e vërtetë, ky futbollist serb gjatë këtij sezoni nuk ndodhet në formën e tij më të mirë dhe çmimi i tij ka rënë në 80 milionë euro, por, sidoqoftë, Marota ka nisur të punojë në drejtim të tij.
Dëshira e dytë e madhe e drejtorit të ri të Interit është ylli i ri i Fiorentinës – Federiko Kieza, të cilin e duan edhe klube të tjerë të njohur, por mediume të ndryshëm thonë se atë do ta marrë Marota që ka marrëdhënie të mira me homologun e tij të klubit “violet”.
Sfidanti.al