U desh që të shkonte në Premier Ligën e Rusisë për të kuptuar se çdo të thotë të luash në të ftohtë. Jo, në të ftohtë normal, por në acar, në “moroz” siç i thonë rusët. Bekim Balaj pati një përvojë krejt të veçantë në jetën e tij sportive dhe njerëzore, ndërsa u ndodh në stadiumin e qytetit të Krasnojarskut në Siberi, për ndeshjen e kampionatit, Jenisej-Ahmat Grozni.
Temperatura arriti në -19 gradë Celsius në qytet, por gjithsesi ndeshja nuk u ndërpre, edhe pse rregullorja e thotë qartë se në -14.9 gradë e më poshtë, gjyqtari duhet të vërshëllejë për të mos luajtur. Vendasit thanë se në terren temperatura ishte më lart se -14.9 gradë Celsius, por trajneri i Groznit, Rashid Rahimov protestoi pas takimit.
“Dikush duhet të ketë ngrohur termometrin në stadium për të shkelur rregulloren dhe për të luajtur ndeshjen, – tha ai, – kjo nuk ka kuptim, lojtarët rrezikuan të merrnin polmonit, por duket se kjo nuk i interesoi njeriu”. Ndeshja përfundoi 1-1 dhe Balaj luajti që nga minuta e 82-të.
Sfidanti.al