Ruajti ritmin e fitoreve, dhe atë të golave të shënuar. Mançester Siti jo vetëm di që të fitojë, por edhe sesi të fitojë, nën drejtimin e Pep Guardiolës. Trajneri katalanas arriti fitoren numër 400 të karrierës së tij në stol (nga 543 ndeshje gjithsej), ndërsa skuadra e “qytetarëve” mbërriti në 38 pikë dhe 43 gola të shënuar në 14 takime. Mesatarja e realizimit në këtë kampionat është mbi 3 për ndeshje.
Duket e vështirë madje edhe për Liverpulin shumë të fortë të Jurgen Klopit, që të mbajë këtë ritëm, pasi të kuqtë vërtet gjithashtu nuk kanë pësuar humbje, dhe kanë 33 pikë me një ndeshje më pak, por kanë shënuar vetëm 26 rrjeta, apo dy për ndeshje.
Bernardo Silva, Rahim Stërling dhe Ilkai Gyndogan ishin autorët e golave në “Etihad”, ndërsa Bornmuthi barazoi përkohësisht shifrat në 44’ me anë të Uilsonit. Sa për fitoret e Guardiolës, ai ka 179 me Barcelonën, 124 me Bajernin dhe 97 me Sitin, ndër të cilat ka edhe 5 suksese pas gjuajtjeve të penalltive. Gjithsesi, përqindjen më të lartë të pikëve, Pepi e pati me Bajernin, pastaj me Barcelonën dhe më pak me Sitin, pasi kampionati anglez është më i fortë.
Sfidanti.al